Konflikti i fundit mes Ilirit dhe Donaldit, dyshja që kanë debatuar më së shumti që nga fillimi i këtij edicioni, arriti të penalizonte edhe provën javore, gjë për të cilën ata të dy duhet të vuajnë një dënim.
Donaldi dhe Semi duhet t’i pasojnë njëri-tjetrit një top, proces i cili nuk duhet të ndërpritet në asnjë moment.
Nëse ata do realizojnë këtë sfidë “Vëllai i Madh” do t’i mundësojë atyre të shijojnë ushqime nga prindërit e tyre ose të pranojnë një darkë me fruta deti dhe shampanjë.
Të shohim nëse kjo sfidë do arrijë të shuajë keqkuptimet mes dy banorëve