Vetëm pak ditë pasi Bebe Rexha u godit me telefon gjatë përformancës së saj në koncert, një video e Ava Max-it që goditet në fytyrë nga një djalë që është ngjitur në skenë tashmë është bërë virale.
Ava Max ishte duke performuar në Los Angeles kur papritur djali është ngjitur në skenë dhe e ka qëlluar me shuplakë në fytyrë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka vazhduar performancën, por kujtojmë se Bebe Rexha përfundoi në urgjencë pasi kishte nevojë për qepje në fytyrë./albeu.com/
Fan jumps on stage and scratches @AvaMax tonight during ‘The Motto’ pic.twitter.com/r3ZLR2cEkx
— matt (@intomattyou) June 21, 2023