Atdheu u bë molle sherri edhe në Big Brother, mesazh publik për Antonelën: Më lër të qetë!

Atdheu, i cili është përfolur si “molla e sherrit” për debatin e ashpër mes Arjolës dhe Antonelës ka folur për “Fan Club” duke treguar disa detaje.

Atdheu tha se Antonela mund të jetë ndikuar nga afrimiteti me Arjolën kur ishin pjesë e Për’puthen dhe nga telefonata për intervistën në një emision televiziv.

Ndër të tjera thotë se Arjolën do e mbështesë gjithmonë dhe Antonelës i kërkoi që ta lërë të qetë se po krijon lidhje jashtë.

Atdheu: Po të isha në Big Brother, do zihesha me Monikën. Është lojtare e mirë, më pëlqen. Mund të ketë xhelozi edhe në shoqëri. Për mua është sherr banal. Ka ndikuar edhe tek unë, tek jeta jashtë.

Aulona: Shumë gjëra do kishin ndryshuar. Kushedi sa do kisha paguar të futej aty.

Atdheu: Tani po ndryshoj mendje.

Atdheu: Kur jam futur unë në Për’puthen, Arjola ka qenë i vetmi njeri që më përkrah në Shqipëri. Kur na shihte Antonela, ka menduar se mos kemi lidhje bashkë. Nuk ka pasur dijeni se sa shoqëri kemi pasur. Edhe tek thirrja që i kam bërë, mund të ketë ndikuar. Unë e kam marrë për ta pyetur sepse thanë që Antonela ka sulmuar Arjolën dhe doja ta pyesja se çfarë ka me të.

Dojna: Çfarë do i thoje Arjolës dhe Antonelës?

Atdheu: Arjola, nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Grua e hekurt për mua, do e mbështes gjithë jetën. Antonelës do i thoja: Lëre Atdheun të qetë se po krijoj lidhje jashtë. Kam qenë duke folur me një vajzë dhe me këto të fundit që dolën, u shkatërruar gjithçka.


Shtuar 5.12.2021 13:28