Para pak kohësh, ҫifti i dashur për publikun Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku, është aluduar për krisje të marrëdhënies së tyre, madje u tha se Xhensila ishte larguar nga shtëpia, por këto ishte pikërisht Besi ai që i mohoi.
Është vënë re se Xhensila dhe Besi, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo duket se është një shenjë që tregon se marrëdhënie e tyre, është në krizë.
Një ‘unfollow’ nuk është mjaftueshëm për të thënë se martesa e tyre po shkon drejt divorcit, por të dy janë vënë re se kanë mjaft kohë pa postuar foto, nga momentet që kalojnë ose udhëtime me njëri-tjetrin dhe kjo gjë shkon akoma dyshimet.
Një tjetër detaj, duket se na ka kaluar pa u kuptuar nga postimi i fundit i Xhensilës.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”.
Ajo ka postuar në “Instagram” një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duket se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të.
Edhe pse kjo mund të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.
Reagimi:
“Fillimi im i ri…
Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…”.
View this post on Instagram