Parashqevi Simaku, artistja që u shndërrua në “gruan që merrte ndihma sociale në Amerikë”

Magjia e zërit të Parashqevi Simakut, erdhi këtë herë jo përmes këngës.

Dy fjalë të saj në gjuhën mëmë vijnë pas një mungese të gjatë në skenë. Një intervistë e rastësishme e këngëtares ikonë në TV amerikan ABC 7 ndezi nostalgjinë dhjetëra vjeçare të shqiptarëve; ku befasia e shndërrimit në një grua në nevojë që merrte ndihma sociale bëri që të vihej në pikëpyetje identiteti i Parashqevi Simakut. Ishte ajo vërtetë e artistja e zemrave, e bukura Simaku?

Komentuesit besonin se zëri dhe buzëqeshja janë elementë të pa ngatërrueshëm të saj. Por teksa i njohën të qeshurën… lexon mosdëshirën për të besuar gjendjen e saj. Dhe zhurma shuhet. Pyetjeve ju jep përgjigje vetë Parashqevi Simaku, me pak fjalë në shqip ku nuk mohon vendlindjen dhe që shuan kureshtjen e fatit të saj. Mirësinë e shquan në bisedën me emigranten shqiptare që ndan videon e radhës në botën digjitale. Një komunikim që tregon më shumë se ajo që duan të tjerët për të; nuk është zgjedhja e saj. Por i kuqi dhuratë në buzët e Parashqevisë, sjell një moment të së shkuarës për të.

Pa një telefon në duar, pa një adresë banimi, por i vetmi komunikim që ajo preferon të ketë është përmes rrjeteve sociale; në Facebook. Në një vëzhgim aty me të njëjtin emër që dha në kanalin amerikan Nolfe Simaku; ajo prezantohet së pari si nënë e besimtare në Zot dhe nuk mohon talentin që ia njohin të gjithë shqiptarët ‘Këngën’. Publiku shqiptar nuk e ka harruar dhe në hapësirën ku ajo kërkon komunikimin, ku nuk do të jetë e vetme, pas humbjes së kujdestarisë së të birit nga divorci, e largimit që në vitet 90’ nga Shqipëria me titullin e madh si ikonë e artit dhe bukurisë; i kërkojnë rikthimin në vend dhe e sigurojnë për mikpritjen…


Shtuar 15.12.2024 20:41