Orinda Huta dhe Turjan Hysko bëhen prindër, zbulojnë emrin dhe portretin e vajzës (FOTO LAJM)

Pritje e ëmbël mori fund, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë sot prindër për herë të parë.

Lajmin e ka ndarë pak minuta më parë në Instagram Turjani i cili ka zbuluar edhe emrin e  e veçantë dhe të padegjuar me parë që kanë zgjedhur për vajzën e tyre.

“Atara Hysko, 15 Korrik 2021”, shkruan Turjani.

Më pas babi Turi ka publikuar edhe foton e tij te pare me Ataren ne Instagram ku me syte qe i qeshin shkruan:

“Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, kështu gjithë humor dhe lumturi çifti ka lajmeruar ardhjen ne jete te vajzes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Orinda na ka treguar herë pas here detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Gjithashtu ditën e djeshme ajo ka publikuar disa detaje nga veshjet e ëmbla të vogëlushes që do të vijë në jetë së shpejti si dhe qëndismat që mesa duket po ja bën shoqja e saj, gazetarja Iva Tiço.

Po ashtu moderatorja ka realizuar ditë më parë një set shumë të ëmbël fotografik. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.


Shtuar 15.07.2021 16:18