Olsi Bylyku flet për “krizën” me Bes Kallakun dhe Erion Isain (VIDEO)

Në vitin 2018 tre emra të dashur në skenën e humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku u bënë bashkë për të na mbërthyer para ekranit. Treshja solli “BE coffe”, një rubrikë me skeçe dhe të ftuar, si pjesë e emisionit të përjavshëm “E diela shqiptare”.

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të tre aktorëve, në fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator 2019, ata ndoqën rrugë të ndryshme duke mos u shfaqur më me këtë rubrikë. Olsi iu bashku “Klanifornia”, teksa në fillim të këtij viti Besi erdhi si pjesë e “Kosherja Show”, ku një ftesë për t’iu bashkuar kastit të aktorëve e ka marrë edhe Olsi, i cili e refuzoi.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Olsi u pyet se pse është zënë me Besin dhe Erionin.

“Unë nuk jam zënë as me Besin, as me Erionin. Të betohem. Madje, shkoj shumë mirë me të dy. Por, Besi zgjodhi rrugën e vetë te “Kosherja” dhe unë nuk pata mundësi t’i bashkohem me ftesën që më bënë. Erioni është Kryetar Bashkie dhe s’ka më kohë për ne aktorët. Gjithsesi, Erioni është flori. Sa herë që kalon rrugën Korçë-Ersekë na merr në telefon dhe na tregon se si i ka rregulluar.”- tha Olsi me nota humori.

Kujtojmë se edhe Besi pak kohë më parë deklaroi se mes tij dhe Olsit nuk ka asnjë zënkë dhe se ruajnë raporte të mira.


Shtuar 3.11.2021 11:17