Lori Hoxha, Ledion Liço dhe Mozzik ishin të ftuarit e parë e emisionit “Më lër të flas”.
Binjakët Veshaj ditën të godasin në shenjë me të ftuarit që ngjallin gjithnjë shumë interes te publiku.
Ata vunë përballë Lorin dhe Ledionin në një lojë me pyetje dhe falë kësaj mësuam mendimin e parë të Lorit kur mori vesh për lidhjen e Ledionit dhe Sarës.
“A kuku”, kjo ishte pëgjigja e drejtueses së Top Channel që padyshim shkaktoi shumë të qeshura. Ajo tha se kishte shpresuar të zgjasnin sa me shumë dhe mes të qeshurave u shpreh se kishte menduar “o Zot sa turp”.
Marrëdhënia e Lorit me kunatin e saj, Ledionin është sigurisht për t’u pasur zili, ndërsa mendimet e para ishin ne kuadrin e batutave.
Ledioni dhe Sara janë në pritje të fëmijës së tyre të trete, një vajze pas dy djemve.
View this post on Instagram