Nata e dytë e ‘Dancing With The Stars’ për Inën dhe partnerin e saj të kërcimit, Eltionin e njohur si ‘Tokja’ ka nisur me debate e përplasje të ashpra me anëtarët e jurisë.
Ina i ka kërkuar Ilirit të jetë objektiv në gjykimet e tij për performancën dhe të lërë hatërmbetjet me ‘Token’ që i ka nisur në ‘Big Brother Vip’.
Pjesë nga debati:
Iliri: Jam dakord që Tokja thotë nuk më bëhet vonë për pikët e Ilirit, unë mendoj se ti nuk ke pse fokusohesh te pikët e mia pasi unë nuk t’i jap ty por ja jap Inës dhe mendoj se ti duhet të fokusohesh më shumë te dama jote, t’i japësh më shumë siguri dhe mos të të shpëtojë nga duart në koreografi
Pika e dytë që dua të them është se me këtë lloj kompleksimi që ti ke, kontrakton dhe damën tënde gjatë gjithë provave, sigurisht dhe veshja në sallë nuk të ndihmon
Ina: Ilir ke ardhur për të më gjykuar mua jo Eltionin, do ta vlerësoja shumë nëse komentet e tua do të ishin për mua. Nëse unë kam shpëtuar nga duart, mund të ma thuash mua
Iliri: Ta them unë pse ke shpëtuar sepse ti kur rrotullohesh thyhesh në mes
Ina: Kjo nuk është normale Ilir, sepse po flet për balerinin. Eltioni është solist në teatrin e Operas dhe Baletit e kanë vlerësuar njerëz të tjerë
Iliri: Disiplina e një balerini është që ti të mos flasësh kur flet koreografi ose anëtari i jurisë
Ina: Kryetari i Jurisë flet për mua unë jam ’VIP-i’