Ina Kollçaku dhe Ilir Shaqiri bëjnë më në fund paqe! Plasin puthjet LIVE

Ina Kollçaku dhe Eltion erdhën me salsa sonte në skenën e “Dancing With The Stars”.

Me këngën e Alban Skënderajt, “Ping Pong”, çifti luajtën ping pong me hapat e një salse, që u vlerësua si kërcimi më i mirë nga juria. Anëtarët e jurisë, e cilësuan një nga performancat më të arrira të aktivistes.

Por më shumë se performanca, gjithë vëmendjen e mori puthja e Inës për Ilirin, pas komplimentave të këtij të fundit.
Kujtojmë se Ina dhe Iliri që prej nisjes së DëTS kanë patur debate dhe përplasje dhe shkak për këtë ka qenë balerini i Inës, Tokja.

Tokja dhe Iliri sollën në DëTS debatet e lëna në mes në BBV, por duket se e kanë lënë me kaq.


Shtuar 10.11.2023 22:43