E ftuar pak kohë më parë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xherit e cila e pyet se sa metra katotrë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte: “Nuk e di akoma”.
Me këtë deklaratë, dyshimet nga më të ndryshme u hedhën në rrjet nisur nga buja e madhe që bëri surpriza e Arjolës që kushtoi dyfish i çmimit të fituesit të BBV.
Por, Aktorja e ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi e njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne bezdisje.
“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë time të parën.”

