“Nuk më ka pëlqyer Iliri”, mamaja e Beniadës flet hapur për lojën në “BB VIP” (VIDEO)

Mamaja e Beniada Nishanit, Linda Jakic, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku ka folur për rrugëtimin e të bijës deri tani në “Big Brother VIP”.

Ajo tha se e ndjek 24 orë Beniadën dhe e shikon normale ashtu siç është edhe në jetën e vërtetë.

“Është një vajzë e qetë që bën shumë batuta. Ndonjëherë ndodh të japësh komente në shtëpi, dhe lexoj komente në Instagram që i thonë se po bën thashetheme”, tha Linda.

Ndërsa e pyetur se çfarë nuk i ka pëlqyer deri tani, ajo u shpreh në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë duke thënë: “Nuk më ka pëlqyer sjellja e Ilirit, pak. Por është një lojë, nuk mund të them asnjë gjë”.

Ndërsa për komentet në rrjetet sociale që bëhen për Beniadën, Linda tha se edhe ato të papëlqyerat i merr me shaka, pasi duhet t’i hedhësh pas e të ecësh përpara.

“I marr gjërat me shaka, është një lojë dhe nuk mund të ofendoj asnjëri brenda. Nuk më ngel qejfi. Mbi të gjitha jemi njerëz, si motra dhe vëlla. Nuk mund t’i marrim fjalët për keq, bëhet një lojë”, tha ajo.

 


Shtuar 19.11.2021 12:17