Nuk la gjë pa thënë për Donaldin, Meridiani i kthehet edhe Romeos: Shko gjuaj për ndonjë me lekë

Meridian Ramçaj, ish-banor i “Big Brother VIP” duket se për një kohë të gjatë nuk do ta pranojë daljen e tij. Që prej daljes, Meridiani ka sulmuar rende dhe ka ofenduar ata që i kanë dalë kundër, duke nisur kështu me të parën q ëu përball, Balina Bodinakun.

Pas debatit live me Balinën ai ka shpërndarë mesazhe mbështetëse pro tij, e kundra opinionistes dhe produksionit, si edhe i ka kthyer përgjigje virtuale njerëzve që nuk e kanë mbështetur.

Kësaj here Meridiani i drejtohet Romeo Veshajt, vëllait binjak të banorit Donald Veshaj i cili ka ripublikuar një video të Meridianit i cili bie në kundërshtim me fjalët e tij brenda dhe jashtë shtëpisë.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve. Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krahë, boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë. Se të gjithë ju njohin si kunetërit e shokëve Xhemal!

PS: Je lodh shumë vëlla me PR duke thënë që Meridiani iu ndau nga gratë që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vëlla se vetë e ke ndrit. Artistët e Shqipërisë këta…”, shkruan Meridiani.

 


Shtuar 10.01.2022 17:37