“Nuk kam lekë për të blerë klikime, kam publikun”, kujt ia hodhi këtë “thumb” Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është konsideruar në tregun muzikor shqiptar si divë. Prej vitesh, ajo ka spikatur për të kënduarit live dhe energjinë shpërthyese në skenë. Sakaq, këngët e saj kthehen menjëherë në hite.

Së fundmi, gjatë një interviste për “21 Media”, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm.


Shtuar 12.08.2022 10:12