“Nuk kam kohë të depilohem”, këngëtarja e njohur ngre këmbët për të treguar qimet

Katy Perry bëri një deklaratë të papritur këtë javë në “American Idol”. Ajo tha se tani që është bërë nënë nuk ka kohë as për t’u depiluar.

Deklarata e saj erdhi pas performacës së Cassandra Colemans. Ajo po e komentonte dhe u shpreh se “i ngriti qimet përpjetë” teksa këndonte.

“Zëri yt është ëngjëllor. Si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë, prandaj kam hequr dorë nga depilimi. Kur ti këndove, qimet në këmbët e mia u ngritën përpjetë. Më rrënqethe! Ishte e mrekullueshme”, u shpreh Katy.

Për të provuar deklaratën e saj, këngëtarja ngriti këmbët në tavolinën e jurisë. Kolegu i jurisë, Luke Bryan e konfirmoi. “Ajo ka qime në këmbë”, u shpreh ai.


Shtuar 6.04.2021 13:04