Como mbyll marrëveshjen me Real Madridin për transferimin përfundimtar të Nico Paz

Como ka finalizuar me Real Madridin një akord për ta marrë përfundimisht Nico Paz, raportoi eksperti italian i merkatos, Fabrizio Romano.

Vendimi i klubit madrilen erdhi pasi Los Blancos zgjodhën të mos e përdornin klauzolën e riblerjes, ndërsa mesfushori argjentinas kishte shprehur dëshirën për të vijuar te Como.

Të lidhura

None found

Paz nuk e shihte veten si pjesë të projektit të Jose Mourinhos te Real Madridi, për shkak të pikëpyetjeve që ekzistonin mbi minutazhin e tij të rregullt.

Për të siguruar qëndrimin e tij, klubi italian do të derdhë afro 60 milionë euro, megjithatë Real Madridi ka përfshirë në marrëveshje një klauzolë të rëndësishme riblerjeje për të ruajtur ndikimin mbi të ardhmen e lojtarit.

Në 24 orët e fundit, trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka shtyrë fort që operacioni të përmbyllej, pasi e konsideron mesfushorin argjentinas si elementin kryesor të projektit të tij.

21-vjeçari, që aktualisht është pjesë e përfaqësueses së Argjentinës për Kupën e Botës, pati rol të rëndësishëm në arritjen e Comos për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Interi kishte interes të madh për yllin argjentinas, por në fund Nerazzurrët nuk arritën ta siguronin transferimin e tij.


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingceltabetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet