“Nuk i bëhet njeriu qejfi”, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa dhe basketbollisti Gent Lasku, kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë. Pas fotos së postuar në muajin korrik nga pushimet në Santorini, çifti bëri publike marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, Eneda dhe Genti ndanë disa detaje të historisë së dashurisë.

Aldo: Sa kohë keni bashkë dhe si ndodhi njohja? Ku e gjetët?

Eneda Tarifa: Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze…

Gent Lasku: Ashtu?

Eneda Tarifa: Që të tjerët nuk e kanë besuar…

Aldo: Edhe të ngacmoka ë?

Eneda Tarifa: Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa i përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.

Aldo: Si e pritën njerëz tuaj të afërm këtë lloj… njerëzit që ju rrethojnë përditë, qoftë të punës, të fisit?

Eneda Tarifa: Si e pritën…, nuk ka ndonjë çudi.

Gent Lasku: Ne ishm shokë.

Eneda Tarifa: Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria.

Aldo: Ah keni qenë shokë përpara?

Gent Lasku: Njiheshim.

Eneda Tarifa: Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan.


Shtuar 29.09.2023 13:30