“Nuk është e lehtë të jetosh me mua”, Olta Gixhari përlotet teksa flet për bashkëshortin: Më pranoi siç jam (VIDEO)

Pas sqarimit rreth dy orë dhe rrëfimit të Efi Dhedhes, edhe Olta Gixhari ka treguar detaje nga jeta e sa personale. Aktorja e njohur është ndalur edhe te marrëdhënia e ngushtë që ka me partnerin e saj.

Madje Olta tha se sa herë përmend atë përlotet. Ajo u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.

Banorja e “Big Brother VIP2” tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo. Më pas Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.


Shtuar 26.01.2023 14:21