Nuk është Besi, kush e surprizoi Xhensila Myrtezajin në mesnatë për ditëlindje (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë sapo ka hyrë mesnata, të cilën ia ka bërë e motra.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhet në pusullën krahas dhuratës të cilën Xhensila e ka lexuar me zë të lartë për ndjekësit.

Xhensila ka lindur më 9 prill të vitit 1993 dhe sot ka mbushur 28 vjeç dhe suksese e saj nuk kanë të ndalur.Vit pas viti Xhensila ka realizuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar forcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.

Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Për këtë vit, këngëtarja ka përgatitur një tjetër surprizë që do të vijë shumë shpejt.

Këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.

 


Shtuar 9.04.2021 09:30