Nuk bën fëmijë për shkak të një tumori, Zhaku rrëfehet si asnjëherë

Zhaku, emri i artit i Inida Gjatës, njihet si një nga personazhet që flet përherë pa dorashka. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Apolitik”, ku ndër të tjera ka folur edhe për arsyen se përse nuk bën fëmijë. Me sinqeritetin që nuk i mungon, Zhaku ka treguar se shkak është një tumor që ka, i cili fatmirësisht është beninj.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua t’u shkoj nga mbrapa fëmijëve”, ka thënë ajo.

Kjo gjë gjithsesi nuk ndikon aspak në raportin që ajo ka me bashkëshortin e saj gjerman, Christian, i cili ka një fëmijë nga një raport i mëparshëm.

Ajo tha se të dy janë individë të pavarur dhe se e shijojnë lirinë e tyre. Në fund Zhaku tha se nuk ndihet keq nëse nuk do të bëhet nënë, pasi sipas saj bota nuk po bëhet një vend më i mirë për të sjellë në jetë një fëmijë.


Shtuar 12.10.2021 13:48