Nora Istrefi dhe Altuna Sejdiu, pas 15 vitesh bëhen bashkë, kjo është arsyeja

Këngëtaret e njohura dhe shumë të dashura për publikun, Nora Istrefi dhe Altuna Sejdiu, po rikthehen së bashku pas thuajse 15 vitesh.

Dikur shoqe të ngushta, më pas kunata, e një kohë edhe nuk flisnin, tani ato kanë bashkuar forcat për një goditje në muzikë.

Bukuroshet e famshme po vijnë me një bashkëpunim, nga i cili edhe fillimisht kanë sjell një fotosesion.

Seti i tyre fotografik u nda në veshje të caktuara, unike e gjithashtu edhe duke përcjellë mesazh.

Ndonëse nuk ka një datë të saktë të lansimit, nuk ka dyshim se diçka e bukur po vjen nga ana e tyre.

“Boll e kam duruar presionin”, thuhet në përshkrimin krahas fotografive që kanë shpërndarë në Instagram.

Se çfarë kanë përgatitur dhe si do të jetë kjo këngë, kanë mbetur edhe pak ditë për të pritur.


Shtuar 2.12.2024 10:46