Pasditen e sotme, Tirana pritet të jetë sërish skena e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e 113-ta që zhvillohet radhazi.
Pjesëmarrësit do të mblidhen për të vazhduar qëndresën, ndërsa dorëheqja e kreut të qeverisë mbetet një prej kërkesave të tyre kryesore. Organizatorët kanë apeluar për pjesëmarrje edhe në tubimet e ardhshme.
Të lidhura
None found
Protesta e sotme pason atë të 112-tën, të zhvilluar vetëm një ditë më parë. Tubimi i djeshëm përfshiu një marshim në disa rrugë të Tiranës dhe thirrje kundër qeverisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan sloganet “Edi Rama, jep dorëheqjen!”, “Arresto Ballukun, arresto Ramën!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.
Tubimi i 113-të është parashikuar të fillojë gjatë pasdites në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet se në cilat zona do të shtrihet marshimi dhe çfarë itinerari do të ndjekin protestuesit.
