Këtë të diel në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në programin “E diell” ishte një ndër artistet më të dashura të skenës shqiptare, Manjola Nallbani. Përballë ekranit të madh ajo u surprizua dhe emocionua pa masë.
Njerëzit e saj më të dashur, familjarët e kolegët, përmes videove, audiove dhe performancave në studio, i shprehën dashurinë dhe vlerësimin që kanë për të.
Një moment i veçantë ishte ai i audio-mesazhit të së ëmës, teksa në sfond u shfaq fotoja e rrallë e Manjolës me funstan nusërie.
Në fund, Manjola u surprizua nga miqtë e saj më të mirë, poeti Agim Doçi, Alma Cani, Xhani Shqerra, Elona Nallbani dhe Eduart Deda. Orgesa Zaimi solli një perlë të Manjolës “Kur humba një dashuri”.