Aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe ka marrë surprizën e bukur në shtëpi.
Ai ka pozuar me tortën e ditëlindjes, teksa shkruan me humor:
“Kam ditlindjen sot!
Nuk e di ça moshe jam.
Më ka ngel kalendari te 23vjeç.
21.03.21”
Të shumtë janë ata që e kanë uruar Ermalin për ditëlindjen, e cila e ka gjetur në kohë pandemie dhe në pamundësi për një festë më të madhe.
Së fundmi, moderatorja dhe njëkohësisht bashkëshortja e aktorit të humorit, Amarda Toska i ka uruar ditëlindjen me fjalët më të ëmbla, teksa ka zgjedhur të zbulojë pak nga festa madhështore me të cilën ajo ka surprizuar Ermalin.
View this post on Instagram
“Per ty qe ke ndriçuar si yll jeten time @ermalmamaqiofficial ❤
?Gezuaaaaar Ditëlindjen!!!?
Edhe pse eshte shume veshtire te surprizosh nje njeri si ty, ja dola te mos me parashikoje kte here!
Te dua shume ❤”, ka shkruar Ami.