Një mëngjes ndryshe/ Liami zgjon Françeskën duke e lagur me ujë

Dita e sotme pothuajse nuk ka nisur ende për disa nga banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’.

Kjo pasi disa prej tyre janë akoma në shtrat, e disa të tjerë janë zgjuar duke ‘thurur’ plane.

Ka qenë Liami i cili ka marrë një enë me ujë dhe ka shkuar në dhomën e gjumit.

Por për çfarë vallë?

Për të zgjuar Françeskën. Pasi ka bërë disa mimika qesharake përballë kamerave, ai i ka hedhur ujin mbi kokë dhe ja ka ‘plasur’ të qeshurës duke i thënë : “Good morning”, e ndërsa në anën tjetër qëndron Françeska e cila është duke u kollitur dhe disi ‘e trembur’.

 


Shtuar 25.04.2024 13:15