Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor për çdo nxënës në Shqipëri. Luiz Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Siç shihet në foto, Luiz Ejllli është rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.