Mbaruan pushimet! Luizi publikon videon e trishtë kur e ëma lë Shqipërinë (VIDEO)

“Big Brother VIP 2”, ka mbaruar prej muajsh, por fituesi, Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Fansat janë kuriozë që të dinë për të çdo gjë.

Teksa është mjaft i angazhuar me projektet muzikore, Luizi gjithashtu gjen kohë edhe për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Këngëtari i dashur për publikun ndan herë pas here me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria.

Ditën e sotme, Luizi ka postuar një video të bukur ku shfaqet së bashku me nënën e tij. Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.

“Mirupafshim mami”, ka shkruar Luizi në videon ku nëna e tij fillimisht shfaqet duke e ‘goditur’ dhe më pas e puth dhe e përqafon.


Shtuar 28.09.2023 12:52