Ngriti në skenë flamurin serb, sqarohet për publikun Rita Ora

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në mediat sociale, ku ajo shihet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari.

Ajo në një deklaratë për “Klan Kosova”, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përkiste.

Rita është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.


Shtuar 27.08.2023 14:31