Nga velina në super të famshme, modelet shqiptare që bëjnë sot namin në rrjet (FOTO LAJM)

Vajzat e reja dhe bukuroshe kanë qenë gjithmonë interesante për ekranin dhe krijojnë mjaft interes për publikun. Prandaj dhe imazhet e tyre nuk kanë munguar në emisionet me përmbajtje humori ku njihen përgjithësisht si velina.

Shumë të famshme janë bërë edhe velinat e emisionit “Xing me Ermalin”, nga Ermal Mamaqi. Nëse përmendim emrat e tyre tani janë të rrallë ata që nuk i njohin, por në daljen e tyre të parë si velina, për publikun ishin fytyra të reja.

E para ishte Rashel Kolaneci. Bukuroshja e cila rrëmbeu vëmendjen me forat e saj dhe sot numëron 1.2 milion ndjekës në Instagram, ku këtë të fundit duket se e ka zëvëndësuar me ekranin ku nuk e kemi parë më.

Largimi i Rashelit u pasua me ardhjen e Kejvinës në “Xing me Ermalin” e cila pikasi për tipin e saj sportiv dhe me shumë sens humori, e që prej atëherë modelja ka patur gjithë vëmendjen e mediave rozë. Në Instagram Kejvina është shumë aktive dhe numëron mbi 700 mijë ndjekës.

E fundit velinë në emisionin e Ermail Mamaqit ishte Belinda Dragoti, modelja bukuroshe që fiksoi publikun me bukurinë e saj. Belinda sot numëron mbi 100 mijë ndjekës në Instagram ku nuk nguron të pozojë shpesh provokuese./albeu.com/


Shtuar 21.09.2021 09:53