Nëna e Rita Orës prezanton një mal gazetash të shtypura që shiten në Londër: Në Kosovë a ka? Ndihmoni njerëzit që nuk e përdorin internetin

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, Vera Sahatçiu – Ora, është bërë nganjëherë po aq e famshme dhe e përfolur në media sa edhe e bija.

Së fundmi, psikiatrja e NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar), ka ngritur një pyetje shumë interesante që lidhet me vendlindjen e tyre, Kosovën.

Teksa ka prezantuar përmes një videoje në InstaStory, një raft me gazeta të përditshme që shiten në Londër, Vera ka pyetur se “Në Kosovë a ka gazeta?”.

Foto: Vera Ora/InstaStory

“Ndihmoni ata që nuk e përdorin internetin”, ka shkruar tutje nëna e artistes së famshme, duke adresuar kështu rëndësinë që ka gazeta e shtypur në një vend.


Shtuar 2.02.2024 13:13