“Në sfida më shfaqej ajo, u bë forca ime”, kujt ja dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba

Dijonis Biba ishte fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, i cili rrëmbeu zemrat e publikut dhe arriti të triumfonte, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Por për “Vizioni i Pasdites”, Dijonisi ka thënë se fitoren ja dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton.

Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfida, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.

“Çmimin e madh ja dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi.

Përballja e fundit ishte ajo me Florjan Agalliun në një televotim vendimtar, që u meritua pas tejkalimit të qarkores së sfidës, ku ishte përballë Çiljeta Xhilagës dhe Ditea Berishës./


Shtuar 13.06.2024 19:23