Elvis Myrta ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.
Por jo vetëm kaq, pasi gazetari komentoi edhe çiftet që janë krijuar deri më tani në këtë edicion të tretë të reality show-t.
I pyetur se si i sheh Romeon dhe Heidin si çift, ish-banori u përgjigj:
“Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund (qesh). Kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera. Kanë një kimi bashkë, e kuptojnë me sy njëri-tjetrin, kanë një pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin”.
Ndërsa në lidhje me çiftin Sara-Bardhi, Elvis Myrta u shpreh:
“Bardhi është e sigurt që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtet”.
Por kaq fjalë të mira nuk ka për çiftin Ilnisa-Meriton, pasi sipas ish-banorit të BB VIP 3, ata të dy janë për lojë.
“Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën”, tha Myrta.