Pak ditë më parë, në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Rike Roçi, ishte në pritje të ëmbël.
Por, mbrëmjen e djeshme në Top Arena, ajo i ka “vënë kapak” këtij dyshimi.
“Këto dyshime lindën se kam bërë një foto në plazh që kam pasur një ‘pareo’, shami te barku… nuk jam shtatzënë, do doja shumë, është një nga ëndrrat e mia të bëhem nënë, por nuk është e vërtetë.
Mendoj se së pari duhet gjetur dashuria për të bërë një fëmijë, do doja shumë shpejt të bëhem mami. Do jem një mami shumë e ëmbël”, tha ajo.