Modelja Kristina Baki do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë.
Ajo është në pritje të një vajze, emrin e së cilës e ka zbuluar vetëm së fundmi.
Kristina ka publikuar në Youtube një video nga “baby shower” ku ka treguar se vajza e saj do të quhet Siera.
“Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”–tha ajo.