Në një rrëfim krah vëllait të tij, Lisi pas BBV: Me Donaldin takohemi 1 herë në 2 ditë, kemi folur për lojën e Romeos

Pasditen e sotme, Lisi Myrta dhe Erdit Myrta kanë qenë të ftuar në ‘Ftesë në 5’, aty ku kanë rrëfyer kujtime nga fëmijëria dhe detaje nga raporti i tyre si vëllezër.

Lisi mes të qeshurash ka treguar se arsyeja kryesore e zënkave mes dy vëllezërve, kanë qenë rrobat të cilat ai ja merrte shpesh vëllait.

Më tej në intervistë, ish-banori i “BBV3” ka treguar se me Donaldin, gëzon një miqësi të ngushtë dhe takohen shumë shpesh tashmë.

“Me Donaldin takohemi 1 herë në 2 ditë, kemi folur për lojën e Romeos, se si duhet ta bëjë më mirë”, u shpreh Lisi.

Kujtojmë se eksperienca e Lisit në “BBV3” u mbyll disa ditë më parë, pas vendimit për të çuar në nominim Heidin, Romeon dhe Lisin përmes kutisë së Pandorës nga Graciano.


Shtuar 29.02.2024 19:55