Në majat e suksesit, Don Xhon tregon për herë të parë për kë heq dorë nga fama

Don Xhoni është reperi më i ri i estradës, fama e të cilit ka tejkaluar kufijtë shqiptar.

“Make a pose”, një freestyle që reperi performoi në emisionin “Gjoni’s Black” u kthye në një trend në TikTok, duke bërë që të njihet ndërkombëtarisht. Projekti i publikuar tre muaj më parë numëron më shumë se 32 milion klikime në Youtube.

Kënga më e fundit mban titullin “Kokaina”, e cila gjithashtu rezultoi mjaft e suksesshme. Krahas suksesit në muzikë, kur vjen puna tek jeta personale reperi është treguar shumë i rezervuar. Mirëpo, së fundmi ai ka njohur fansat me personat më të shtrenjtë të tij.

Ai ka bërë disa postime me gjyshin dhe gjyshen. Kjo e fundit ka festuar sot ditëlindjen dhe reperi shihet i shtrirë pranë saj ndërsa i puth duart. “Urime ditëlindja nana jem. Mos na lasht Zoti pa gjysha”, ka shkruar ai. Në një tjetër video, shihet gjyshi dhe gjyshja, ku shkruan: “Në djall jeta e super starit. Unë zgjedh jetën e vërtetë”.


Shtuar 26.03.2021 16:47