Në lot dhe debate, del nga shtëpia e Big Brother VIP3 Gazmend Ujkashi

Banori që lë shtëpinë e Big Brother duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh është Gazi.

Pasi ka marrë verdiktin e publikut, Gazi u ka kërkuar disa banorëve si Meritoni, Romeo dhe Eglës të shkonin ta shoqëronin deri te dera e kuqe, ndërkohë pjesën tjetër të shtëpisë vendosi t’u thoshte mirupafshim në dhomën e ndenjes.

“Ti je një burrë i keq”- tha Meritoni.

“Largohu, largohu. Ti e ke nxjerrë nga shtëpia, por respektoheni këtë moment”- tha Juli.

“Ju, jeni më të poshtrit e kësaj shtëpie”- theksoi Meritoni, për të vijuar më tej shoqërimin e Gazit te dera e daljes.


Shtuar 28.02.2024 00:12