Këtë të mërkurë, qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Mbështetësit kanë mbërritur nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës, duke u mbledhur në pritje të shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Në mesin e tyre janë parë flamuj të UÇK-së dhe simbole shqiptare.
Të lidhura
None found
Në zonën pranë Gjykatës Speciale, është shtuar edhe prania e forcave të policisë, ndërsa grumbullimi i shqiptarëve ka vijuar në orët para nisjes së seancës.
Mbështetësit shprehen në solidaritet me Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020.
