Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, është parë duke hyrë në ndërtesën e Gjykatës Speciale në Hagë, i shoqëruar nga vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Brenda kësaj gjykate pritet të jepet sot vendimi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Endrit Thaçi dhe anëtarë të tjerë të familjes së ish-presidentit ndodhen në ambientet e Gjykatës Speciale.
Aktgjykimi që pritet sot do të shpallet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Interesimi për këtë seancë është i lartë, teksa pranë objektit janë mbledhur familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të mediave.
