“Ne jemi racë e bukur” Adelina Tahiri flet hapur për ndërhyrjen plastike (VIDEO)

Adelina Tahiri ka qenë gjithmonë aktive në rrjete sociale dhe komunikon shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe i ka lënë ata të lirë të pyesin për gjithçka që ka lidhje me pamjen e saj të jashtme.

Një nga ndjekësit është interesuar nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë dhe këngëtarja është përgjigjur me sinqeritet. Ajo nuk ka hezituar dhe ka treguar se ka ndërhyrë vetëm në buzë.

“Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”, ka treguar Tahiri.

Më tej ajo shpjegoi se nuk ka nevojë për të kryer ndërhyrje të tjera, sepse të gjithë shqiptarët kanë gjene shumë të bukura.

Para disa javësh Tahiri zbuloi se ndodhej m pushime në Greqi, por pa djalin e saj. Ajo tregoi se ka mbi 2 muaj që pushon në Greqi dhe se udhëton në vende të ndryshme me bashkëshortin.

Mirëpo dikush nga ndjekësit e kritikoi për faktin se si mund të qëndrojë pa djalin e saj 2 muaj me radhë. Kështu Tahiri u detyrua të jepte shpjegime për të gjithë.

“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin. Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, shpjegoi Tahiri.


Shtuar 26.08.2021 09:30