Në fund të pritjes së ëmbël, Orinda Huta organizoi një super “baby shower” (FOTO LAJM)

Orinda dhe Turi po presin me emocion të bëhen prindër për herë të parë dhe së fundmi kanë mbajtur festën “baby shower”, duke mbledhur miq e të afërm.

Festa është organizuar në ambient të hapur dhe pamjet na i kanë treguar vetë të ftuarit me fotot e videot e publikuara në rrjete sociale.

Orinda është shfaqur e veshur me një fustan të gjerë, me lule dhe me flokët e lëshuara.

Kujtojmë se ajo është në pritje të një vajze, emri i së cilës do të fillojë me shkronjën A.


Shtuar 6.07.2021 10:19