Aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja nuk i ka kursyer asnjëherë kritikat për drejtuesit e shtetit e madje ka folur me nota të ashpra për kauza të ndryshme dhe në raste të tjera edhe për gjobat që i ka quajtur të pavend. Sulmet e tij nuk kanë munguar as kundër Kryeministrit.
Por së fundmi aktori është zbutur. Ai ka bërë një InstaStory në profilin e tij ku falenderon Drejtorin e Policisë Rrugore pasi sipas tij ditët e fundit është zgjidhur çështja shumë shqetësuese e trafikut në Tiranë.
Aktori shkruan se duhet të reagojmë edhe kur jemi të kënaqur dhe jo vetëm kur hasemi me probleme.
“Kur në karrige është ai që di të bëjë punën gjithcka shkon mbarë! Vuajtem me trafikun aq shumë sa humbëm kohë nervadhe karburant.Pse? Sepse policia rrugore nuk kishte drejtues pasi, ai qe ishte nuk ishte i aftë mesa u pa. Për të vënë në dukje ata që nuk punojnë te “Shqiponjat” jemi të paret, por kur biem rehat nuk dalim të flasim mirë sepse jemi xheloz. Deri sa të mirin e heqin dhe pastaj ne vuajmë prapë sepse sjellin dike që është i paaftë. Në rastin konkret duhet një falenderim per Drejtimin e Policisë Rrugore tashmë. Une shkoj çdo ditë ne Kashar për në Top Channel dhe ne e dimë se cfarë kemi hequr me trafikun, por ka disa ditë që dua ta duartrokas atë që drejton policinë rrugore dhe t’i them faleminderit që bën punën sic duhet!”, ka shkruar Veleshnja./albeu.com/