Hueydën ishim mësuar ta shihnim gjithmonë me ato kaçurrelat që çdo vajzë i ka ëndërr, por së fundmi artistja vendosi të ndryshojë duke i prerë flokët shkurt. Një pamje e re që Hueydës i shkon shumë megjithatë disa ndjekës nuk janë mësuar ta shohin kështu dhe i kanë dërguar mesazhe. Hueyda ka vendosur t’i përgjigjet publikisht duke i treguar se ndihet shumë mirë.
“Nëse do të kisha një shkop magjik e do të kisha mundësi të ndryshoja jetën time apo pamjen time të jeni të sigurt që nuk do të filloja nga flokët. Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të menoj se për ju jam thjesht një top leshi kaçurrel”-shprehet Hueyda.
View this post on Instagram