Rreth një vit më parë, Albeu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre.
Hatërmbetja mes Irmës dhe Erandës u risoll në vëmendje edhe në festivalin e Festivalit të Këngës në RTSH ku këtë vit risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival.
Ishte Irma ajo e cila refuzoi ftesën për të rikthyer këngën me motrën e saj, Erandën e cila u shfaq në festival.
Por së fundmi ka qenë Eranda dhe mbesa e saj që duket se kanë “thyer akullin”. Teksa janë duke darkuar mbesa i drejtohet Erandës: “Kjo është Irma Libohova”, dhe tavolina shpërthen në të qeshura.