Muriqi konfirmon gatishmërinë për sfidën ndaj Austrisë

Vedat Muriqi ka bërë të ditur se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, të dielën, kundër Austrisë, ndërsa ka sqaruar edhe problemin fizik që e shqetësoi pas takimit të fundit.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Kosovës foli në konferencën për shtyp të mbajtur para përballjes që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00.

Muriqi tregoi se pas ndeshjes së kaluar ka ndier një shqetësim fizik, por theksoi se gjendja e tij nuk përbën pengesë për aktivizimin në sfidën e radhës.

Ai shpjegoi se bëhet fjalë për pasojat e një dëmtimi të pësuar rreth një muaj më parë te klubi i tij. Sipas sulmuesit, gjatë rikuperimit dhe përshtatjes së muskulit mund të shfaqen ngarkesa të tilla.

“Pas ndeshjes me Austrinë pata një shqetësim, pasi para një muaji isha lënduar te klubi. Derisa muskuli të adaptohet, mund të ketë ngarkesa pas ndërrimit të fushës. Sot do të stërvitem dhe nesër do të jem gati”, deklaroi Muriqi.

Me këtë konfirmim, sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit të Kosovës për duelin e nesërm ndaj Austrisë.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet