Motra e DJ Dagz flet për herë të parë, çfarë mendon pë Einxhel? (FOTO LAJM)

Motra e DJ Dagz, Aurora, ka qenë këtë të diel në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Fun Club BB VIP”. Ajo komentoi rrugëtimin e të vëllait brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë mendoj se ka hyrë si entuziast dhe ka sjellë një pozitivitet në shtëpi. Por është zbehur entuziazmi i tij”, tha Aurora.

E pyetur në lidhje me afrimitetin e Arbërit me Einxhel, ajo tha se nuk mund ta thotë ajo nëse do ketë apo jo një romancë mes tyre.

“Nuk mund ta them nëse do ketë një lidhje. Einxhel më duket me karakter të fortë. Më pëlqen çdo femër me karakter të fortë dhe që i thotë mënyrat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Einxhel më duket se është shumë reale dhe nuk më duket se është false”, tha Aurora.

Madje ajo u shpreh se e sheh atë në finale, si favorite dhe si një konkurrente të fortë në “Big Brother VIP”.

Ndërsa për të vëllanë kishte disa këshilla që familja ia kishte thënë që kur ka vendosur që të hyjë në shtëpinë e famshme. Si për shembull të jetë vetvetja, mos të harrojë principet e veta, të mos jetë pasqyra e dikujt tjetër.


Shtuar 12.12.2021 13:44