Mori super propozimin nga Alfio, por kur do të bëjnë dasmë? Flet Fatma Methasani (FOTO LAJM)

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Në rrjetet sociale i shohim gjithnjë të qeshur, të lumtur e me dedikime të bukura dashurie.  Ndonëse janë prindër të një djali, Noah, çifti ende nuk e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Një vit më parë në 26-vjetorin e lindjes, Alfio i bëri Fatmës një super propozim mjaft romantik për martesë. Mirëpo, kur ka kaluar rreth një vit nga propozimi, kur do vijë dasma?

Rreth saj moderatorja ka folur së fundmi në një intervistë për “Edicioni Veror” në Abc News ku ja thënë se ende nuk e kanë planifikuar atë. Fatma tha se Alfio dëshiron shumë që Noah të sjellë unazat në altar për ta, ndaj do ju duhet të presin dhe pak sa të rritet i vogli. Moderatorja shtoi se ekziston mundësia që dasma të mbahet vitin tjetër, kur gjithçka mund të jetë më e qetë nga pandemia.

“Unë siç nuk dija gjë për propozimin aq më tepër për dasmën që po presim. Fiksimi i Alfios ka qenë gjithmonë që Noah të sjellë unazat. As nuk e kemi diskutuar ndonjëherë punën e martesës. Mbase ka ndryshuar mendje Alfio por unë nuk e heq unazën.

Dëshira është që Noah të sjellë unazat, kështu që do të presim deri në momentin që Noah mos të shpërqendrohet rrugës dhe të kthehet por të vijë drejt altarit. Mbase vitin tjetër që të jemi më të qetë nga rrëmuja e pandemisë”, tha Fatma.


Shtuar 19.07.2021 12:24