Eva Murati ka publikuar foto dhe video nga mbrëmja e kaluar live në studion italiane dedikuar sportit që mban emrin Tiki Taka. Moderatorja shqiptare nuk e ka vizituar për herë të parë Italinë me këtë arsye, por së fundmi thuhet se do e shohim ca më shpesh.
E veshur me një fustan të zi të shkurtër që i nxjerr në pah dekoltenë dhe fizikun e bukur, Eva u komentua shumë.
Moderatorja do e vazhdojë maratonën me emisionet italiane edhe sot me pjesëmarrjen në një emision radiofonik ku sërish do flasë për Champions League. Prej kohësh Murati ka nisur bashkëpunimet në shtetit fqinj për reklama, por avash avash po futet edhe në tregun mediatik. Kushedi, mbase së shpejti Eva do nisë një karrierë paralele edhe andej.