Gjatë një interviste në emisionin “News24 Fundjavë”, kritika të forta ndaj klasës politike dhe kushteve të jetesës të moshës së tretë ka ngritur ish-minatori Qani Shino.
Shino e cilësoi situatën e ish-minatorëve në Shqipëri si një persekutim të vërtetë, duke vënë në dukje kontrastin e thellë mes fondit që shpenzohet për shërbime të caktuara dhe pensioneve minimale.
Të lidhura
None found
“Ne ish-minatorët jemi të persekutuar në Shqipëri sot. Po të bëjmë një krahasim, një qen rrugaç ka tenderin 280 euro, një pensionist minator nuk merr 170 euro. Ky është diskriminimi mes nesh dhe qenve të rrugës”, deklaroi me tone të ashpra Shino.
Përveç pamjaftueshmërisë financiare, ai nëvizoi edhe mungesën e ambienteve sociale për pesionistët, si dhe luftën e gjatë e të papërfunduar për njohjen e statusit të tyre.
“Ne kemi probleme sociale. Shqipëria për moshën e tretë nuk ka një qendër ku të mblidhen pensionistët. Unë dal edhe në protestë dhe protestoj prej 37 vitesh për statusin e minatorit. Politika na ka masakruar, as status minatori, as pension dinjitoz”, u shpreh ai.
