“Mollë sherri” mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, reagon ashpër Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka reaguar pas thashemeve se ishte pikërisht ajo “molla e sherrit” që çoi në përfundimin e kontratës mes Bardhit dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj, i cili doli hapur kundër lidhjes së tyre teksa çifti ishin në Big Brother Vip.

Ish-Missi, e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejtë do të sjellë në jetë vajzën, është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien e Bardhit me ish-menaxherin e tij.

Ajo teksoi se u shokua kur doli nga shtëpia e Big Brothet Vip dhe zbuloi ofendimet që Jetmiri kishte bërv kundrejt saj, por theksoi se kurrë nuk ka ndërhyrë në raportin mes tyre.

“Bardhi është i rritur vetë dhe nuk i merr gruas dorën se çfarë bën me karrierën e tij. Unë jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, theksoi ajo.

Gjithashtu shtoi se Bardhi dhe ish-menaxheri i tij janë ndarë për çështje biznesi.

“Jam duke duruar prej kohesh ofendime fyerje dhe shpifje mbi kurrizin tim per cdo gje qe i perket bardhit por ka ardhur koha te flas; Une nuk kam lidhje me marredhenien e Babdhit dhe Jetmirit. Pakenaqesite e mia ne lidhje me kete te fundit, kane qene mbi ato qe ka folur per mua personalisht gjate kohes qe kam qene e mbyllur ne big brother. Dhe per kete skam pasur faj sepse sdija cb???? jashte.

Normal qe kur dola do shokohesha qe njeriu me i afert i te dashurit tim kishte bere nje lum ofendimesh jashte pa me njohur. Ama kurre nuk kam nderhyre ne marredhenien e tyre ndryshe nga cjane perpjekur te futen ne marredhenien time me bardhin.

Bardhi dhe jetmiri jane ndare per ceshtje biznesi dhe teresisht kontraktuale! As se ka gruan e keqe, as se i tha gruaja, as se e meson gruaja, as se eshte mosmirnjohes asgje e tille. Jam e lodhur duke lexuar emrin tim ne cdo portal duke me vene ne kurriz faje qe si kam hak se jam ne qetesine time duke rritur femijen. Nuk e di si skeni limite as ne ketο momente kaq delikate per mua.

Bardhi eshte i rritur vete dhe nuk i merr gruas doren se cfare ben me karrieren e tij. Une jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, shkruan Sara Gjordeni.

Ish-Missi sqaroi se Bardhi vendos vetë për karrierën e tij, ndërsa shtoi se “boll kam hequr padrejtësi këtë vit mbi kurriz”.

“Shpresoj nga ky moment te jeni te qarte! Nese nuk i keni ndjekur ndodhite qe nga fillimi, beni mire tu riktheheni dhe te mos me ngarkoni mua me faj per cdo gje qe ndodh ne kete bote sepse realisht jeni duke me shqetesuar dhe duke me dhene stres te panevojshem!

Bardhi eshte ai qe vendos per karrieren e tij, jo une!

Une nuk e njoh boten e tij. 11 vite ne tirane i kam frektuentuar clubet dhe jeten e nates maksimumi 6 here. Nuk ma ka pare njeri fytyren ne keto ambiente, andaj nuk di ta keshilloj ne kete drejtim.

Une skam faj per gjerat qe zgjidhni ju te komentoni, per monstren qe doni te me mendoni, per fajtoren qe me beni per gjithcka ama komentet e njerzve pa zemer e tru, ndryshojne nga titujt e lajmeve, sepse behen me zor burim urrejtje te padrejete ndaj meje. Kur eshte shume, eshte shume! Besoj kam hequr boll padrejtesi kete vit mbi kurriz, ndaloni te pakten gjate kohes me delikate te jetes sime”, theksoi ajo.

Prapaskenat e konfliktit mes tyre

Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.

Kjo ka sjellë edhe përplasjet e një pas njëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit. Kjo nuk është hera e parë që palët përfshihen në një konflikt. E njëjta situatë u përsërit edhe kur Bardhi la shtëpinë e “Big Brother”.

Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme. Këtë herë protagonist ishin pikërisht partnerja e tij, Sara si dhe menaxheri, Jetmiri.

Ishte pikërisht ky i fundit, që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre.

Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”-in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri.

Burime pranë djemve kanë bërë me dije se si Bardhi dhe Jetmiri kanë preferuar që këtë situatë ta zgjidhin mes njëri-tjetrit, duke mos përfshirë të tjerët.

Pas bisedimeve që patën të dy, Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj.

Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë.


Shtuar 21.07.2024 18:12